Me firmën e Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm, Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për listën e anëtarësisë, duke përcaktuar detyrat e drejtuesve politikë në qarqet e vendit.
Noka ka udhëzuar nisjen e procesit të përditësimit të listave të anëtarësisë së Partisë Demokratike, si një kusht thelbësor për përgatitjen e Partisë Demokratike për proceset e saj organizative dhe elektorale.
Sipas tij qëllimi i këtij Udhëzimi është përshkrimi i rregullave dhe afateve të procesit të rëndësishëm të përditësimit të listës së anëtarësisë së Partisë Demokratike.
“Degët e Partisë Demokratike janë përgjegjëse për mbarëvatjen e këtij procesi, lista përfundimtare e anëtarësisë së çdo dege, miratohet me vendim të Kryesisë së Degës, në përfundim të këtij procesi, lista e anëtarësisë konsiderohet konfidenciale e cila ruhet dhe përditësohet si e tillë pranë çdo dege, kryetari dhe Sekretari i Degës kanë akses të përditshëm në këtë listë. Kryetari/Sekretari i grupseksionit dhe Kryetari/Sekretari i seksionit do të kenë akses përkatësisht në nivel grupseksioni dhe seksioni. Kryesia e Degës vendos rast pas rasti aksesin e anëtarëve të tjerë, sipas detyrave që Kryesia e Degës përcakton. Në përfundim të procesit, një kopje e kësaj liste dorëzohet pranë Sekretariati Organizativ të PDSH, në formë shkresore dhe elektronike”, thuhet në shkresë.
Pjesë nga shkresa udhëzuese:
Procedurat dhe përgjegjësitë:
Për të plotësuar detyrat e këtij Udhëzimi, ngrihet Grupi i Punës në çdo degë të Partisë Demokratike. Grupet e Punës monitorohen nga Drejtuesi Politik i Qarkut ku bën pjesë Dega;
Grupi i punës ka në përbërje të tij:
a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës;
b. Deputetët e Qarkut;
c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike;
d. Të tjerë, sipas përcaktimeve të pikës 4 më poshtë.
3. Pjesë e këtij procesi janë gjithashtu LDG dhe FRPD, nëpërmjet strukturave të tyre në nivel grupseksioni të degës. Angazhimi i tyre monitorohet edhe nga drejtuesit qendrorë të LDG dhe FRPD;
4. Me vendimin e Kryesisë së Degës, në grupin e punës mund të bëjnë pjesë edhe anëtarë të tjerë të strukturës së degës, të rëndësishëm për këtë proces;
5. Drejtuesi Politik është përgjegjës për ndjekjen e procesit dhe plotësimin e kërkesave të këtij Udhëzimi.
C. Afatet:
1. Brenda 5 (pesë) ditësh nga dalja e këtij Udhëzimi, Drejtuesi Politik zhvillon mbledhjen e Kryesisë së Degës, ku bëhen prezent procedura dhe afatet e vendosura në këtë Udhëzim, si dhe miratohet kalendari i punës;
2. Procesi saktësimit të anëtarësisë së degës përfundon brenda datës 20 shkurt 2026;
3. Drejtuesit Politikë raportojnë periodikisht pranë Sekretaritt ë Përgjithshëm të PDSH për ecurinë e procesit.
D. Metodologjia e punës:
Çdo Degë do të ketë në dispozicion, nga Sekretariati Organizativ Qendror, bazën e të dhënave të cilat do të dërgohen pranë degës, në korrespondencë elektronike, së bashku me sqarimet përkatëse, në fillim të këtij procesi;
Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi i 18 dhjetor 2021 deri më sot duke përjashtuar primaret simpatizantët;
Të gjithë emrat në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një nga Grupi i Punës. Procesi i kontaktimit do të ndihmojë në rifreskimin e të dhënave të anëtarit. Më pas anëtarët do të pajisen me kartën e anëtarësisë;
Në mbledhjen e Kryesisë do të bëhet ndarja e listave në nivel grupseksioni dhe seksioni duke shpërndarë listat sipas strukturës së degës;
Në çdo seksion do të bëhet analiza e listave dhe verifikimi i tyre për të konfirmuar anëtarësinë. Në përfundim të procesit, lista e seksionit firmoset në çdo faqe nga Kryetari/sekretari seksionit dhe i grupseksionit. Ky proces do të kryhet brenda një periudhe 10 ditore nga marrja e listave. Në se gjatë këtij procesi verifikohen anëtarësime të reja, këto anëtarësime kryhen normalisht. Emrat e anëtarëve të rinj evidentohen në të njëjtën kohë në një regjistër të veçantë, sepse ata janë subjekt i parashikimeve statutore neni 19/2(a), për arsye se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës në procesin zgjedhor të radhës;
Gjatë këtij procesi grupi i punës do të japë informacion, atje ku është e mundur, për ata të cilët gjatë procesit të identifikimit dhe kontaktimit rezultojnë se:
a. Nuk banojnë më në territorin e degës, por janë zhvendosur në një territor tjetër brenda
Shqipërisë;
b. Janë larguar në emigracion jashtë Shqipërisë;
c. Nuk duan të angazhohen;
d. Nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre;
Këto emra do t’i përcillen Sekretariatit Organizativ në një format tabelor, i vecantë nga regjistri i anëtarësisë së degës. Përbri çdo emri, sipas kategorisë së mësipërme, do të shënohet:
a. L” për ata që janë larguar në një territor tjeter, por brenda territorit shqiptar. Përbri shënohet edhe numri i telefonit nëse dega e disponon;
b. “LE” për ata individë që janë larguar në emigracion. Përbri shënohet edhe numri i telefonit nëse dega e disponon;
c. “NA” për ata individë që nuk duan të angazhohen. Përbri shënohet edhe numri i telefonit nëse dega e disponon;
d. “NI” për ata individë për të cilët nuk ka asnjë informacion;
9. Nëse në të dhënat historike të Degës, ka anëtarë emrat e të cilëve nuk figurojnë në bazën e të dhënave, ata konsiderohen momentalisht joaktivë/të fjetur. Këta individë kontaktohen dhe ftohen të plotësojnë formularin e anëtarësisë. Më pas ata fitojnë anëtarësinë sipas të PDSH.
10. Në përfundim të verifikimit në nivel seksioni dhe grupseseksioni përgatitet lista përfundimtare e cila miratohet me vendim nga Kryesia e degës. Vendimi me firmë dhe vulë nga Kryetari dhe Sekretari i degës do të përcillet pranë Sekretariatit Organizativ në qendër bashkë me listën e irmosur dhe vulosur në çdo faqe nga Kryetari dhe Sekretari i degës. Kopja elektronike do të dërgohet me email ne adresën: [email protected]
11. Për detyrat dhe përgjegjësitë e parashikuara në Kreun D (pikat 5, 6 dhe7) dhe Kreun E (të gjitha pikat) të këtij Udhëzimi, Grupi i Punës së Degës harton një relacion të veçantë, i cili miratohet me vendim të Kryesisë së Degës. Në çdo rast dhe vecanërisht për rastet që ky Udhëzim nuk mund t’i trajtojë në mënyrë shteruese, është përgjegjësia e Drejtuesit politik zgjidhja dhe trajtimi përfundimtar i tyre.
E. Trajtimi i rasteve specifike
1. Anëtarë të Partisë Demokratike janë të gjitha ata që plotësojnë detyrimet statutore sipas 19 dhe 22 të Statutit të Partisë Demokratike;
2.Do të konsiderohen anëtarë të degës të gjithë ata të cilët rezultojnë me banim ligjor dhe faktik në territorin e degës. Një individ nuk mund të jetë anëtar në më shumë se 1(një) degë. Në rastet kur anëtari është transferuar në territorin e një dege tjetër dhe është banor faktik i degës do të konsiderohet anëtar aty pasi të largohet nga dega ku ka regjistrin e gjendjes civile;
3.Do të konsiderohen anëtarë te degës të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal. Kryesia e degës merr masa për rifreskimin e të dhënave të anëtarit menjëherë pas mbarimit të sezonit;
Sipas parashikimeve të nenit 23 të Statutit të PDSH, Rregullores së Brendshme të saj dhe Kodit të Etikës së Anëtarësisë neni X nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata të cilët:
a. Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë;
b.Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror;
c.Janë pjesë e administratës së lartë të organeve ekzekutive dhe në këto pozicione janë shfaqur në fushtata zgjedhore krah drejtuesve politikë dhe ekzekutivë të kundërshtarëve tanë ose kanë mbështetur në rrjetet tyre sociale fushatat politike të subjekteve kundërshtare;
d.Me qëndrimet e tyre publike, kanë thyer rëndë disiplinën e partisë, Rregulloren Brendshme dhe Kodin e Sjelles së anëtarit të PDSH.
