Zgjedhjet brenda PD: Mblidhet Kryesia, pritet miratimi i kandidatëve

Ditën e sotme në orën 18:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.

Njoftimi i PD:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.

Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi


Shtuar 23.05.2021 09:51