ZGJEDHJE 2021/ Numërohen 40 kuti në Shijak, “arratiset” PS-ja

Vazhdon numërimi në KZAZ nr 25 në bashkinë e Shijakut të qarkut Durrës.

Deri tani janë numëruar 40 kuti nga 54 kuti votimi. Deri tani kryeson Partia Socialiste me 6074 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 3894 vota dhe LSI me 659 vota.

LDSH ka grumbulluar 63 vota dhe PSD ka 41 vota. Ndërkohë 614 janë vota të pavlefshme. Në këtë bashki kanë mbetur edhe 14 kuti.


Shtuar 26.04.2021 23:51