Zelensky kërkon anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar anëtarësimin urgjent të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Në një postim në Tëitter të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai foli me von der Leyen për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe anëtarësimin e saj në BE.

Për t’u bërë anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

Kujtojmë se për herë të parë ndonjëherë, Bashkimi Evropian do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është nën sulm.


Shtuar 28.02.2022 10:16