Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të super makinave të CR7 nga Torino (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar (e diel), Cristiano Ronaldo i ka larguar veturat luksoze nga prona e tij në Torino, ndërsa media të ndryshme italiane kanë raportuar se ky është sinjal për largimin e 36-vjeçarit nga Juventusi.

PerSempreCalcio publikoi një video, në të cilën shfaqeshin automjetet e portugezit duke u ngarkuar në një kampion transportues Rodo Cargo – të një kompanie me bazë në Lisbonë të Portugalisë.

Shumëkush mendoi se kjo lëvizje ishte dëshmi për largimin e CR7 nga Zonja e Vjetër në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se golashënuesi më i mirë në histori akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Duke u bazuar në burime pranë lojtarit, transmetuesi i njohur i citon ata të kenë thënë se këtë veprim Ronaldo e bën gjithmonë para pushimeve.

Njëherësh, edhe Gazzetta.it ka raportuar se portugezi rëndom i lëviz veturat e tij në destinacionet ë ndryshme para sezonit veror.

Megjithatë, këtë nuk kishte arritur ta bënte në verën e kaluar për shkak se futbolli ishte rikthyer gjatë verës si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Për këtë arsye, lëvizja e tanishme ka nxitur më shumë thashetheme.

Shtuar 17.05.2021 09:05

Tags: , ,