Përqafimi historik i humbjes së zgjedhjeve, demokratja akuza të forta ndaj Anila Denajt

Do të mbahet mend momenti kur kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Sarandë, Ina Zhupa dhe u përqafua me ministren e Financave, Anila Denaj, edhe pse humbën zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse u duk si një shenjë e emancipimi politik ku kundërshtarët pranonin rezultatin, nuk ka lejuar që Zhupa të akuzojë Denajn që ka shpërndarë gjatë fushatës TVSH-në për bizneset me zarfe.

“Dorëheqja nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete. Ne duhet të jemi të qartë në vetvete në atë se çfarë ndodhi. Si mund të fajësoj unë për shembull Lulzim Bashën, kur ministrja e Financave, Anila Denaj, në të njëjtën zonë me mua shpërndante TVSH-në për bizneset me zarfe”, tha deputetja e zgjedhur e PD-së.

Shtuar 17.05.2021 09:05