Zaev i nervozuar me mos hapjen e negociatave, ja reagimi i tij

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka reaguar pasi Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së sot në Luksemburg ka shtyrë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, për shkak të qëndrimit kundër nga ana e Bullgarisë.

Zaev në një postim në Facebook ka shkruar se Maqedonia Veriore ka përfunduar me sukses reformat e dala nga agjenda evropiane.

“Maqedonia Veriore përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë Veriore.

Jemi të nderuar që do ta udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë Veriore si funksionim i demokracisë shumë-etnike.

Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat”, shkruan Zaev në Facebook.


Shtuar 23.06.2021 21:12

Tags: