Ylli Rakipi ia thotë në sy Ramës: Nëse fiton sërish ti, duhet të gjej televizionin e 5 për t’u transferuar!

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Në hyrje të emisionit, Rakipi, i tha Ramës, se në rast se regjimi që ai ka ndërtuar, nuk rrëzohet edhe në këto zgjedhje, ai duhet të kerkojë “televizionin e pestë” ku të shpërngulë emisionin.

Ylli Rakipi: Po mori mandatin e tretë kryeministri mund të jemi në televizionin e pestë dhe të gjashtë ne…
Ndërtoi edhe Irfani një bord për një ditë. Megjithatë, unë jam gazetar, supozojmë se ajo nuk ka ndodhur dhe të vijojmë.

Rama: Nëse ka një pyetje a kam unë lidhje me atë që ju thatë, unë jam gati të përgjigjem. Mos kini asnjë lloj rezerve. Ndryshe nuk vija këtu, ikja në ekranet e regjimit, apo jo?

Rakipi: Epo keni qenë boll në ekranet e regjimit… /tpz


Shtuar 15.04.2021 21:01