Nga fjetja me Metën tek dhuna e Ramës ndaj Veliajt, Kryemadhi nuk lë gjë pa thënë (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pranuar se shtratin me presidetin Ilir Meta e ndan bashkë me Kushtetutën.

Në një intervistë të shkurtër për emisionin “Fiks Fare”, ajo u shpreh se janë vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve, ndërsa shtoi se kreu i shtetit është i dhënë pas thashethemeve.

Po ashtu Kryemadhi gjeti edhe nga një të mirë edhe tek Lulzim Basha; Sali Berisha dhe Edi Rama.

PJESË NGA INTERVISTA: 

PYETJE: Ato festat e LSI, Gon Cela,

PERGJIGJE: Goni nuk ndalon, Goni e ka festë gjithë jetën e vetë.

PYETJE: Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?

PERGJIGJE: Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.

PYETJE: Nga cila anë mban kushtetutën dhe nga cila ty?

PERGJIGJE: Unë do ta shkruaj kushtetutën më 25 prill. Jemi puthur me fshehtësi, por nuk mendoj që është shumë e rëndësishme se na janë bërë fëmijët nga 20 e ca vjeç. Sebep është bërë PS. Po përsëri sebep do të jetë PS që socialistët të votojnë LSI.

PYTJE: Do martoheshe prapë me Ilir Metën?

Kryemadhi: Nuk bëhet në kohë fushatas se jamdënuare me pushkatim, me dënim të përjetshëm. Në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri.

PYETJE: LSI ka nxjerrë tradhëtarë më shumë se çdo parti tjetër

Kryemadhi: Që kur ka ardhur Monika nuk ka. Janë ata të Kushtetutës.

PYETJE: Çfarë pëlqen tek Basha?

Kryemadhi: Toleranca, ndjenja e qytetarisë për mua është pika më fortë.

PYETJE: Rama?

Kryemadhi: E vdes Lalin Erin në dru. Është nga këta që e fusnin në ujë dhe nuk i lë asnjë shenjë.

PYETJE: Berisha?

Kryemadhi: Stoik dhe karizmatik. Është edhe qëndrestar.

PYETJE: Një gjë që nuk të pëlqen tek Meta?

Kryemadhi: Vdes për thashetheme. E ka me dëshirë të madhe që t’i dëgjojë.

 

Shtuar 15.04.2021 08:04