Xhaka spektakolar, aksioni nis nga këmbët e tij dhe përfundon me një gol “Tiki Taka” (VIDEO)

Arsenal befasoi ditën e djeshme Chelsean duke e mposhtur në shtëpinë e tyre me rezultatin 2-4.

Goli i tretë ishte fantastik, ku një aksion i nisur nga këmbët e Granit Xhakës, ku lojtari me origjinë nga Kosova dribloi mjeshtërisht Marcos Alonso duka ia kaluar topin në mes të këmbëve.

Më pas një aksion shumë i shpejtë kundërsulmi u realizua në mënyrën më perfekte të mundshme, dhe Emile Smith e finalizoi aksionin me një gol. Në rrjetet sociale është publikuar ky aksion goli, ku duket qartë se të gjithë lavdërojnë Xhakën nga mënyra e tij e ftohtë dhe profesionale të driblimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 09:18