Pranë 100-vjetorit, Mbretëresha Elizabeth feston sot ditëlindjen

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja e 63-të e Britanisë, feston 96-vjetorin e lindjes.

Elizabeth lindi më 21 prill 1926, në Bruton Street, në qendër të Londrës. Kurorëzimi i saj, në moshën 27-vjeçare, u mbajt në Westminster Abbey, më 2 qershor 1953.

Këtë vit nuk do të ketë parada, konkurs apo traditat e pervitshme per ditelindjen e saj. Ceremonia është planifikuar në qershor, për të festuar ditëlindjen ceremoniale dhe Jubileun Platinum të monarkut më jetëgjatë të Britanisë.

Viti i fundit nuk ka qenë më i miri për Mbretëreshën, ajo humbi bashkëshortin dhe shëndeti i saj për shkak të infektimit me Covid, prej muajsh ka qenë kritik. Prandaj ky 96-vjetor ja vlen të festohet siç di Mbretëresha.