Një grua në Gjermani vrau pesë fëmijët e saj nga 6 fëmijë që kishte.
Ngjarja ndodhi në qytetin gjerman të Solingenit.
Gruaja ka dalë para Gjykatës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.
Të gjithë fëmijët e saj ishin nga mosha një deri në tetë vjeç.
Gjatë gjykimit, prokurorët shpjeguan se 28-vjeçarja fillimisht ka qetësuar fëmijët dhe më pas ka mbytur Melinën njëvjeçare; Leonie, dy; Sophie, tre; Timo, gjashtë vjeç; dhe Luca, tetë, një nga një. Djali i madh i mbijetoi krimit që tronditi Gjermaninë, sepse e ëma e kishte dërguar te gjyshja, shkruan abcneës.al
Hetuesit besojnë se shkaku është një fotografi, ku burri i saj shfaqet me një partnere të re. Pasi pa foton, gruaja i dërgoi një mesazh duke e paralajmëruar se nuk do t’i shihte më fëmijët, i vrau dhe ai u hodh në një tren në lëvizje, por i mbijetoi tentativës për vetëvrasje.
Autoritetet gjetën trupat e fëmijëve në shtretërit e tyre më 3 shtator 2020. Nga ana e tyre, ekspertët psikiatrikë nuk kanë gjetur prova se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë mendore./albeu.com/