Vrau 22-vjeçarin nga Elbasani në Angli, ja kush është autori i dyshuar

Luigi Antonacci është personi që është akuzuar zyrtarisht në lidhje vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika në Britaninë e Madhe. Antonacci, 24 vjeç, u vu në pranga të premten, por sot, sipas BBC, ai ka marrë statusin e të dyshuarit kryesor. Po ashtu, i riu do të dalë para Gjykatës së Kurorës në Sheffield më 22 Qershor. Megjithatë për të renë vazhdojnë hetimet për shkak të dyshimeve se mund të ketë ndihmuar autorin e vrasjes.

Armend Xhika ndërroi jetë si pasojë e një sherri që ndodhi në rrugën Earl Marshal në Burngreave. Ai u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë aty. Si pasojë e sherrit me thika, ishte lënduar edhe një shqiptar tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë publik nga mediat vendase. Përveç Antonaccit, Policia e South Yorkshire tha se është arrestuar edhe një grua 21-vjeçare, e cila dyshohet se e ka ndihmuar të fshihet të riun.

Më herët për vrasjen e Xhikës është vënë nën akuzë dhe një shqiptar, Mentor Selmani 27 vjeç që pritet të dalë para Gjykatës së Sheffield Crown për gjykim në janar 2023, por duket se akuzat ndaj tij kishin rënë. Vrasja e Armend Xhikës ndodhi në 13 maj 2021. Ai u masakrua me thikë e u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Shkaku për të cilin nisi sherri ende nuk është i qartë./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 20:29