Vrasja pronarit të marketit në Kamëz, gjykata dënon një prej autorëve me burgim të përjetshëm

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin, një prej autorëve të vrasjes së pronrit të një marketi në Kamëz, Agim Buci. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Rushdi Hoxha është dënuar me 26 vjet burg.

Kujtojmë se Vladimir Kurti ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasojë e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë nga Albert Zaja.

Autori nuk folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme e Albertit, dhe vetëm tani ka mundur te dëshmojë pasi Albert Zaja është arrestuar për një ngjarje tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndoshur në prill të 2018, ku mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e viktimës, Rita Buci./albeu.com