Vrasja në Shënavlash të Durrësit, ish-drejtuesi i policisë zbulon detaje tronditëse: Ka një marrëveshje…

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shënavlash të Durrësit, shprehet se pas ngjarjes kriminale, ku u ekzekutua Pëllumb Meta, ka një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të tjerë.

Ai thotë se nuk mendon se ka qenë vajza ajo që ka shkrepur armën 4 herë, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, ai deklaron: “Në bindjet e mia është se atje nuk dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit”.