Vrasja e shqiptarit në Gjermani, avokati: Rastësi, Rinori do të dorëzohet në polici

Të enjten në Hanover të Gjermanisë nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Armin Neziri.

Autori i vrasjes ndodhet ende në arrati, ndërkaq sipas mediave gjermane, avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në polici.

Mediat gjermane shkruajnë se avokati i të dyshuarit ka deklaruar se klienti i tij do të përballet së shpejti me policinë.

Pas të shtënave fatale mbi një burrë në Hanover të enjten pasdite, autori i dyshuar i veprës është ende në arrati. Sipas deklaratave të avokatit të tij, Fritz Willig, i dyshuari dëshiron të përballet me policinë së shpejti. Këshilltari ligjor i të arratisurit gjithashtu raportoi se klienti i tij mori armën nga frika ditën në fjalë. Siç raportoi Willig te “Neue Presse” (NP) të shtunën, takimi në mes viktimës dhe dorasit ishte një “takim thjesht i rastësishëm në një kryqëzim trafiku.”

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, thuhet se viktima ka ndalur veturën e tij Porche e pas veturës së autorit (Mercedes) dhe se ka dalë dhe ka thyer xhamat e Mercedesit me shkop bejsbolli. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.

Sipas avokatit të tij, Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin mediat gjermane shkruajnë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe krime seksuale. Ndërsa sipas avokatit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr.

Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”

 


Shtuar 6.06.2021 15:02