Vjedhje, mashtrim dhe plagoje, 4 të arrestuar në Korçë

Policia ka arrestuar 4 shtetas në Korçë për vepra të ndryshe penale, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë: E. Gj., 34 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”; V. Xh., 36 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”; I. D., 35 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe Sh. M., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas.

Tre prej të cilëve në kërkim dhe një tjetër i arrestuar në flagrancë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim V. Xh., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2021, në fshatin Zëmblak, Maliq, ku  gjatë një konflikti fizik u dëmtua shtetasi J. G., 42 vjeç, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim I. D., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit Sh. M., 59 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, ka dalë nga rruga duke pësuar dëme materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar më 20.07.2021 11:25

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle