Vinte nga Zvicra, kapet “korrieri” shqiptar në Itali, 850 gram kokainë në makinë

Në kufirin tokësor që lidh Italinë me Zvicrën në zonën Brogeda, autoritetet doganore italiane kanë vënë nën arrest një shtetas shqiptar të cilit i është gjetur një sasi prej 850 gramë kokainë në makinë.

Kapja e tij u bë gjatë një kontrolli rutinë të policisë kufitare së bashku me autoritetet doganore.
Shqiptari po udhëtonte nga Zvicra drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në katër pako dhe ishte e fshehur në dyshemenë e automjetit e cili ishte e modifikuar pikërisht për të fshehur e drogën.

Automjetit i shqiptarit është vënë nën sekuestro paraprake, së bashku me rreth 2000 euro cash në valutë zviceranë.
Ndërsa ndaj korrierit shqiptar të drogës është lëshuar urdhri i ndalimit me burg./albeu.com