Vidhte energji elektrike, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar në Tiranë pasi është konstatuar nga punonjësit e OSHEE, se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi në rrugën ”Qazim Daja”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 7.07.2021 08:57