Arrestohen dy burra në Tiranë: Dhunuan bashkëshortet dhe fëmijët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë në familje.

Konkretisht, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua I. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij (e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.07.2021 08:57