VIDEO/ Tapë në timon, shoferi merr para 4 makina në Shkozet dhe përfundon brenda rrethrrotullimit

Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Sakaq personi i dehur është shoqëruar për më tepër, në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.

4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e qytetarit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës./albeu.com


Shtuar 11.01.2024 18:57