A do bashkëqeverisnit me Ramën? Basha: Absolutisht JO!

“Synimi ynë është që të largojmë këtë qeveri dhe jo të bashkëqeverisim me të.” Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të bashkëqeveriste me Ramën.

“Në mënyrën më absolute, ky është pretendimi më absurd dhe një nga sulmet më absurde që i bëhen PD-së. Përgjigjja është e qartë dhe e prerë: Jo. Si mund të bashkëqeveriset me një qeveri, e cila mbahet në pushtet pas asnjë arritje për shkak të dështimeve të opozitës dhe që i ka ardhur koha që para dy vitesh që të largohet. Synimi ynë është që të largojmë këtë qeveri dhe jo të bashkëqeverisim me të.”


Shtuar 11.01.2024 18:55