VIDEO/ Publikohen pamjet kur i riu me makinë hyn në mes të turmës, momenti kur kalimtarët ndalojnë autorin

I riu Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë, është personi që me makinën e tij turmën në qendër të Modenës pasditen e së shtunës.

Ai u përpoq të largohej, por u neutralizua nga një grup kalimtarësh.

Njëri prej tyre, Luca Signorelli, u godit me thikë nga El Koudri, por më pas arriti ta ndalonte.

Në pamjet e filmuara nga një kalimtar, autori shihet i shtrirë në tokë, i plagosur, ndërsa disa burra e neutralizojnë në pritje të ndërhyrjes së forcave të rendit.

Ndërkohë mediat italiane, kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur 30-vjeçari teksa ec me shpejtësi futet në mes të njerëzve duke plagosur disa prej tyre.

 


Shtuar 17.05.2026 11:05

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş