VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Takimi mes Pogradecit dhe Orikut, i zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” për javën e 8-të të Kategorisë së Parë, u mbyll pa gola, 0-0.

Momentet e debatueshme erdhën në minutën e 77-të. Vendimi i anësorit Endri Fejzullahu dhe arbitrit kryesor Gerald Çokaj u prit me polemika.

Të lidhura

None found

Portieri brazilian i Orikut, Anderson Da Silva Rocha, e lëshoi topin nga duart dhe mori hov për ta larguar me goditje jashtë zonës. Një lojtar i Pogradecit e lexoi situatën dhe ndërhyri, duke e goditur topin.

Topi mori drejtimin e rrjetës dhe lojtari i Pogradecit shënoi, por gjyqtarët e anuluan aksionin si të parregullt. Vendimi ngjalli reagime, ndërsa sipas pretendimeve, ai bie ndesh me rregulloren përkatëse të arbitrimit ndërkombëtar.


Shtuar më 28.10.2026 17:06