VIDEO/ Operacioni “Focus” në Sarandë godet grupin e dyshuar për vjedhje në banesa e automjete, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim (EMRAT)

Një grup i dyshuar që merrej me vjedhje me thyerje në banesa dhe automjete është goditur nga Policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar “Focus”.

Pas hetimeve intensive, uniformat blu kanë arritur të zbardhin dhe dokumentojnë gjashtë raste vjedhjesh, të regjistruara në periudhën 25-27 qershor 2026, si edhe të identifikojnë pesë anëtarët e dyshuar të grupit.

Të lidhura

None found

Në arrest janë vënë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, si dhe Blerim Allaraj, 27 vjeç, Belik Cengu, 32 vjeç, dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, të tre me banim në Tiranë.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier, ndërsa puna vijon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas Policisë, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kryenin vjedhje me thyerje në zona të ndryshme të Sarandës. Gjatë periudhës nën hetim, ata dyshohet se kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale, pasi kanë thyer xhamat e pesë automjeteve dhe kanë hyrë në një banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një laptop dhe një telefon celular, që dyshohet se janë të vjedhur, si edhe një automjet që mendohet se përdorej nga autorët për kryerjen e vjedhjeve.

Policia njofton se hetimet do të vazhdojnë si për arrestimin e personit të shpallur në kërkim, ashtu edhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se mund të lidhen me këtë grup kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.06.2026 13:20

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet