VIDEO/ Aksident i rëndë, kamioni bie nga ura

Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të Selanikut me PATHE-në, për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja, por nuk është dashur të ndërhyjë, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë vetë nga automjeti.

Automjeti i rëndë ka qenë duke lëvizur në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit, kur në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura.

@radiothessaloniki945 Φορτηγό έπεσε από γέφυρα στην εξωτερική περιφερειακή #rthess #thessaloniki #rain #accident ♬ original sound – Radio Thessaloniki 94,5

Sipas informacioneve drejtuesi i kamionit është një turk rreth 50 vjeç. Pas aksidentit ai ka dalë vetë nga mjeti i rëndë dhe sapo ka mbërritur ambulanca ka qenë i vetëdijshëm. Pak më vonë ai u dërgua në spitalin Papanikolaou me plagë të lehta./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 11:37