VIDEO/ 25 të arrestuar: RENEA blindon Shqipërinë, dalin pamjet e aksionit

Policia ka kryer sëfundmi një operacion të gjerë në të gjithë vendin për arrestimin e elementëve kriminale duke vënë në prang 25 prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 19 të tjerë.

Mësohet se në këtë operacion u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Policia bën me dije se:

️19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve;
️5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, për armë e drogë.

Gjithashtu, janë sekuestruar:

️gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak;

️lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Në rang kombëtar, deri në këto momente:

-Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë;

-19 shtetas të tjerë të kërkuar kombëtarisht: për tentativë për vrasje të dyfishtë në Shkodër; për plagosje të rëndë me dashje ose për armëmbajtje pa leje në Dibër; për llogari të SPAK-ut; në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

-3 armë zjarri (pushkë dhe 2 pistoleta), armë gjahu dhe municion luftarak janë sekuestruar nga Policia, në Dibër, Tiranë dhe në Fier. Të katër poseduesit e tyre janë vënë në pranga.

/albeu.com


Shtuar 10.11.2023 13:12