Regjistrohen 83 raste të reja me Kovid-19, nga 2.704 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.
Kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 259 persona.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 760.498 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.804, numri i të shëruarve është 146.302, i të vdekurve është 5.232, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3.270.