Disa çadra janë ngritur këtë të hënë në pjesën e pasme të godinës së Kryeministrisë, me qëllim ofrimin e ndihmës së parë për efektivët e policisë të lënduar gjatë protestave studentore.
Pamjet tregojnë se hapësirat e improvizuara janë pajisur edhe me tavolina, ku mund të kryhen shërbimet e para mjekësore. Përplasjet me protestuesit, të cilët kanë hedhur sende të forta në drejtim të policëve, kanë lënë të plagosur dhjetëra punonjës të policisë.
Të lidhura
None found
Protesta e zhvilluar sot, e shtata ditë radhazi, vijon deri në këto momente në qetësi.







