Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, KASH shpreh zhgënjim dhe pikëpyetje mbi procesin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka deklaruar se është “thellësisht i zhgënjyer” pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa ka shprehur shqetësime serioze për mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor.

Organizata nënvizon se njeh dhe respekton shtetin e së drejtës, pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe të drejtën e viktimave për të kërkuar drejtësi. Megjithatë, sipas KASH-it, pikëpyetje ngrihen për zgjatjen e procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, masën e dënimeve dhe standardet e ndjekura gjatë gjykimit.

Të lidhura

None found

Këshilli kujton gjithashtu rrethanat historike të luftës në Kosovë, duke e cilësuar përpjekjen e UÇK-së si një luftë çlirimtare përballë represionit, spastrimit etnik dhe dhunës së regjimit të Slobodan Millosheviçit. Në deklaratë theksohet se ndërhyrja e NATO-s i dha fund krizës humanitare, gjatë së cilës rreth një milion shqiptarë të Kosovës ishin detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

KASH vëren se vendimi i bërë publik në Hagë i përket shkallës së parë dhe se procedura e apelimit nuk ka përfunduar ende.

“Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së nuk përbën dhe nuk mund të paraqitet si dënim ndaj popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo luftës së saj për liri dhe pavarësi”, është qëndrimi i përcjellë në deklaratë.

Partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, Këshilli u kërkon të mbajnë, sipas tij, një qasje të ekuilibruar. KASH thekson se respektimi i procedurës gjyqësore nuk duhet të shoqërohet me relativizimin e krimeve të kryera në Kosovë nga forcat serbe.

Njëherazi, organizata kërkon që gjatë apelimit të analizohen paanshmërisht provat, konkluzionet juridike, përcaktimi i përgjegjësisë dhe proporcionaliteti i dënimeve.

Në përmbyllje të reagimit, KASH shpreh solidaritetin me qytetarët e Kosovës dhe familjarët e të dënuarve, ndërsa apelon për qetësi, bashkim dhe besim te mjetet juridike.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet, kurse Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.


Shtuar 16.09.2026 18:06

sultanbeyli escortparla iptvcasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegelstarzbet