Veliaj dëshmon tek “Inceneratorët”: Zoton dhe Mërtirin i njoh nga fotot që kanë me zyrtarët e PD

Ditën e sotme ka nisur mbledhja e Komisonit Hetimor për Inceneratorët me dëshmitarin e parë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është pyetur nëse njeh bosët e inceneratorëve Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljën? Ai është shprehur se i ka parë me zyrtarë të PD-së në Zimbabve.

Pjesë nga debatet:

Tabaku: Zoti Veliaj, kur e keni filluar detyrën?

Veliaj: E kam filluar këtë detyrë që në vitin 2015, dhe jam përballur me një emergjencë mjedisore… kam filluar menjëherë pas administratës suaj.

Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin?

Veliaj: Po i kam parë në foto me zotin Gert Bogdanin, që ka qenë sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD.

Tabaku: A keni udhëtuar ndonjëherë me ta, apo kontaktuar përmes telefonit

Veliaj: Nuk kam udhëtuar asnjëherë me ta, por di që kanë udhëtuar në Zimbabve me përfaqësues të Partisë Demokratike. Nuk kam kryer asnjë diskutim apo fluturim të tillë.

Tabaku: Të kujtoj se dhënia e dëshmisë së rreme është vepër penale.

Veliaj: Unë të kam mundur në gjyq dhe jeni dënuar për shpifjeTabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak

Veliaj: Ja ku e keni vendimin e Këshillit Bashkiak. Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren.

Tabaku: Ti je gënjështari më i madh në vend dhe më tregon mua gënjeshtra”, tha Tabaku./albeu.com