“Varrezat janë plot me të pazëvendësueshëm”, Basha mesazh të koduar Berishës: Kur rri shumë gjatë në politikë, e humb

Kreu demokrat Lulzim Basha në takim me të rinjtë të Tiranë ka sulmuar në mënyrë indirekte Sali Berishën për kthimin e tij në politikë. Basha tha se ka politikanë që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm, por kur rri gjatë në politikë, harron ps je futur dhe e humb.

“Mamaja ime u pensionua para kohe për t’u hapur rrugën të rinjve që kishin mbaruar Pedagogjiken, që ishin gati dhe ata të bënin punën e tyre. Këtu gjërat janë lëmsh, kanë skaduar skemën e pensioneve dhe paraqë të marrin nga taksat tuaja dhe të prindërve tuaj i bëjnë rrush e kumbulla, i bëjnë incenerator, koncesione, rrugë të florinjta më të shtrenjta se në Gjermani e Japoni. Dhe fondi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore  është në prag falimentimi. Dhe çfarë bëjnë pastaj, hajde rrisim moshën e pensionit. Dhe kolateral anësor më i madh është se nuk ka vend të lirë për të rinjtë. Një vendim i gabuar në politik shkakton ka shumë pasoja negative. Ja pse përgjegjësitë e politikës janë kaq të mëdha. Dhe rreziku i politikës si dhe forumi, kur rri shumë gjatë e humb në të gjithë kuptimin e fjalës, nuk mban mend pse je futur. Të duket vetja i pazëvendësueshëm. Sot është koha të flasim troç. Është një shprehje angleze që thotë “Varrezat janë plot me të pazëvendësueshëm”. Është cikli i jetës dhe duhet të jetë dhe cikli i politikës. Dhe të gjithë duhet të mendohemi mirë që për jetën që na jep Zoti të bëjmë mirë”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 16:52