Varianti i ri i Covid, presidentja e KE: Tani jemi në garë me kohën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur ditën e sotme në lidhje me variantin e ri të Covid, Omicron.

Ursula është shprehur sot se bota është në një garë kundër kohës.

“Ne e dimë se tani jemi në një garë me kohën”, tha von der Leyen të dielën.

Ajo bëri thirrje që publiku të marrë masa paraprake tani, në mënyrë që shkencëtarët të kenë kohë të kuptojnë Omicron-in dhe të bëjnë gati rrugën që është për t’u ndjekur në vijim.

“Shkencëtarët dhe prodhuesit kanë nevojë për dy deri në tre javë për të pasur një pamje të plotë rreth cilësisë së mutacioneve të këtij varianti Omicron”, tha ajo.

Ndërkohë, BioNTech ka njoftuar se mund të modifikojë vaksinën e saj për Covid, të prodhuar në bashkëpunim me Pfizer, në 100 ditë nëse është e nevojshme.

“Na duhet të blejmë kohë”, tha Leyen, duke u bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen, të mbajnë maska dhe distancën sociale./albeu.com/