Këtë të enjte, në Parlament ka ndodhur një debat brenda radhëve të mazhorancës, konkretisht mes Ulsi Manjës dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Debati nisi pas mbarimit të fjalimit të Berishës, i cili përmendi deputetin socialist. Ulsi Manja kërkoi fjalën për të replikuar, por për shkak të dakordësise mes palëve për minutazhin e diskutimit për rezolutën e integrimit, Peleshi nuk ia dha fjalën.
Të lidhura
None found
Kjo situatë solli disa momente humori nga radhët e opozitës, të cilët shpërthyen në te qeshura dhe duartrokitje.

Debati:
Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën
Manja: Më përmendi emrin…
Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet
Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet çfare thotë me tej, pasi flet pa mikrofon)
“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.
Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem
Manja: Ndjesë…
Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.
Manja: O zotëri…
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni
Manja: Ma jepni tani
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni 5 minuta