Ulen ndjeshëm viktimat nga Covid-19 në vend javën e fundit, çfarë po ndodh?

Duket se shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në vendin tonë,  javën e fundme kanë rënë ndjeshëm.

Ndryshe nga fillimi i muajit të kaluar kur sifrat ishin më të larta, tashmë gjërat kanë ndryshuar duke shkaktuar më pak viktima.

Konkretisht:

30 janar 2021, 11 viktima

31 janar 2021, 8 viktima

1 janar 2021, 6 viktima

2 janar 2021, 6 viktima

3 janar 2021, 9 viktima

4 janar 2021, 9 viktima

Në total, në 7 ditët e fundit janë shënuar 49 viktima.

Edhe pse një lajm i mirë për luftën kundër pandemisë që gjunjëzoi botën, në rrjet nuk kanë munguar akuzat se shifrat po manipulohen për hir të fushatës zgjedhore.

Një akuzë kjo, e rëndë në dukje, por kujtojmë se vetëm pak kohë më parë raportet e Ministrisë së Shëndetësisë rezultuan me probleme, duke ngritur hipoteza nga ekspertët se shifrat e vdekjeve nga COVID-19 ishin manipuluar.  /albeu.com/

Shtuar 4.04.2021 05:04