REZULTATET/ Shkëndija gjithnjë më afër titullit, zhgënjen Shkupi (FOTO LAJM)

Shkëndija nga Tetova është shumë afër titullit të kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra tetovare si vendase ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Sileksit nga Kratova.

Për Shkëndijen shënuan Nafiu (63’), Ibraimi (86’) dhe për Sileksin Gorgiev (77’).

Shkëndija renditet në vend të parë me 56 pikë dhe Sileksi është i 11-ti me 26 sosh.

Rezultatet

Rabotniçki-Boreci 2:1

Shkëndija-Sileksi 2:1

Struga TL – Bellasica 3:1

Shkupi – Renova 1:2

Pelisteri-Vardari 2:0

Makedonija GP –A. Pandev 1:2 .


Shtuar 4.04.2021 17:56