Ukraina fitoi në Eurovizion, reagon ashpër Kroacia: Kur ne ishim në luftë, askush s’na votoi (VIDEO)

Teksa Ukraina u shpall fituese e edicionit të 66-të të Eurovizionit, Kroacia duket se është kundër fitores së Ukrainës në Eurovision.

Një nga shtetet që është ankuar së fundmi është Kroacia, e cila ka deklaruar se  në vitet 90-ta kur ata ishin në luftë, askush nuk ishte solidarizuar me ta dhe nuk i kishte votuar.

Madje në edicionin e vitit 1993, Kroacia nuk kishte marrë asnjë votë nga shtetet europiane në Eurovizion.

“Ne ishim në vendin e 15-të nga 25 vende gjithsej, që konkuruan në finale. Juria nuk vendosi atëherë fituesin, por votat e publikut. Morëm 31 pikë gjithsej dhe askush nuk solidarizohej me ne”, thuhet në një reagi.

‘Don’t Ever Cry’ nga Put ishte kënga e parë që përfaqësoi Kroacinë e pavarur në Eurovision Song Contest, dhe kënga kishte të bënte me vuajtjet në Kroaci./albeu.com/


Shtuar 16.05.2022 13:01