Mbrëmjen e kësaj të diele, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën e tyre të ditës së 36-të.
Pasi qëndruan për afro 2 orë përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vazhduar me të njëjtën agjendë që i ka shoqëruar gjatë këtyre 36 ditëve, duke e zhvendosur lëvizjen e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Në duar mbajnë flamuj të Shqipërisë, ndërsa dëgjohen teksa hedhin thirrje kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas raportimeve të gazetarëve në terren, këtë herë vihet re një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në krahasim me ditët e mëparshme.
