Një foshnjë 10 muajshe ka ndërruar jetë në Bisceglie, në veri të Barit, pasi pësoi dëmtime të rënda nga rënia prej krevatit në banesë.
Të lidhura
None found
I mituri u dërgua me urgjencë në spital nga e ëma, e cila deklaroi se djali kishte rënë nga shtrati, megjithëse sipas saj ajo kishte vendosur disa jastëkë për ta mbrojtur si pengesë.
Fëmija mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.
Tashmë do të jenë autoritetet ligjore ato që do të hetojnë rastin, për të sqaruar shkaqet e vërteta të ngjarjes.
