Gjatë një operacioni në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca, autoritetet meksikane sekuestruan afro 3 ton kokainë dhe vunë në pranga katër persona.
Sasia e drogës ishte paketuar në 86 pako dhe u zbulua në dy anije të ndaluara nga marina meksikane.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja erdhi pas patrullimeve ajrore dhe detare të zhvilluara në hapësirën detare të jugut të Meksikës. Pas ndalimit të dy mjeteve lundruese nga forcat detare, gjatë kontrollit u gjetën edhe rreth 1 mijë litra karburant, të ruajtura në 20 bidona.
Sipas autoriteteve, ky aksion zhvillohet në një moment kur Meksika ka intensifikuar përpjekjet kundër trafikut të drogës, pas shtimit të presionit nga Shtetet e Bashkuara për të goditur kartelet e narkotikëve dhe rrjetet e kontrabandës.
Marina meksikane vlerëson se me këtë sekuestrim është penguar hedhja në tregun ilegal e një sasie droge me vlerë rreth 37 milionë dollarë. Sipas autoriteteve, operacioni ka dëmtuar ndjeshëm bazën financiare dhe logjistike të krimit të organizuar.
Ky operacion po konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të periudhës së fundit ndaj trafikut të kokainës në rajon.
