Sipas ekspertëve, për pjesën më të madhe të njerëzve, blerja e vitaminave si suplemente ushqimore është krejtësisht e panevojshme.
Organizmi nuk i depoziton vitaminat e marra me tepricë si rezervë, por i largon ato nëpërmjet urinës.
Të lidhura
None found
Specialistët nënvizojnë se konsumimi i vitaminave duhet bërë me kujdes. As mungesa e tyre nuk është e mirë, por po aq e dëmshme mund të jetë edhe marrja e tepërt. Madje, ka vitamina që në sasi të larta mund të shkaktojnë dëme, transmeton Klankosova.tv
Vitamina E
Marrja e tepërt e vitaminës E mund të sjellë efekte anësore të ndryshme, si diarre, fryrje, dhimbje koke, ndjenjë dobësie, lodhje dhe shikim të mjegulluar. Dozat e mëdha të kësaj vitamine rrisin nivelin e alfa-tokoferoleve, gjë që mund të ndërhyjë në koagulimin e gjakut dhe të shkaktojë gjakrrjedhje. Ky rrezik bëhet edhe më i lartë te personat që përdorin barna për hollimin e gjakut, si aspirina.
Vitamina A
Retinoli, që është forma më aktive e vitaminës A, lidhet me një rrezik më të lartë për thyerje. Ai mund të pengojë funksionin e vitaminës D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit. Meqenëse nuk tretet në ujë, përdorimi afatgjatë i sasive të mëdha të vitaminës A mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë lodhjen, nervozizmin, vështirësitë mentale, anoreksinë, të përzierat, djersitjen e tepërt, ethet dhe të ngjashme.
Vitamina C
Vitamina C konsiderohet shumë e mirë në luftimin e infeksioneve. Ndryshe nga vitamina A, ajo tretet në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt, përtej nevojave të trupit, nxirret me anë të urinës dhe nuk shkakton dëme të mëdha. Megjithatë, edhe ajo mund të japë efekte anësore si diarre, ngërçe në bark dhe të përziera./
