Në Clermont-Ferrand të Francës, tre kalimtarë u sulmuan me thikë nga një burrë.
Të lidhura
None found
Ngjarja u bë e ditur nga kanali televiziv France Info, ndërsa policia njoftoi se autori u neutralizua pas ndërhyrjes së forcave të armatosura.
Sipas të dhënave të policisë, personi i dyshuar është 34 vjeç.
Gjatë neutralizimit, ai mbeti i plagosur nga arma e zjarrit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Për momentin, nuk ka elementë që sugjerojnë një natyrë terroriste të incidentit”, deklaroi prokurori lokal.
