U sha e u kërcënua me Ramën, Meta “lë” politikën e ndan lajmin e gëzueshëm nga familja (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta me humbjen e opozitës ndaj kryeministrit Rama i cili fitoi 74 mandate, duket se është qetësuar larg politikës.

Ditën e sotme në familjen Meta ka festë pasi djali i vetëm i Presidentit Meta, Besari ka ditëlindjen.

Kreu i Shtetit ka postuar një foto me të në rrjetet sociale, ku Meta duket i lumtur dhe i qetë krah djalit të tij i cili ka ndryshuar ndjeshëm edhe në pamje.

“Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!,”-shkruan Meta krahas fotos së shpërndarë. /albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2021 17:52