Benzi përplas motorin, 21-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident në aksin rrugor Laç-Patok.

Mësohet se një mjet tip “Benz” me drejtues një 21-vjeçar me iniciale  A.Z  është përplasur me një motor që drejtohej nga një tjetër 21-vjeçar me iniciale T.N.

Për pasojë, është plagosur ky i fundit i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë, i riu që drejtonte Benzin është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.04.2021 17:52