Krimet zgjedhore, Yuri Kim mbështet Prokurorin e Përgjithshëm: Kryeni detyrën (FOTO LAJM)

Yuri Kim ka mbështetur thirrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela lidhur me me krimet zgjedhore.

Yuri Kim shkruan në Twitter se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet.

“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”.

Shtuar 29.04.2021 05:04