U rrëmbye nga babai, gjendet në një çantë shpine në fund të detit trupi i 6-vjeçares

Rasti i vdekjes së një vajze të vogël, e cila kishte rënë viktimë e rrëmbimit nga babai i saj,  ka shkaktuar trishtim të madh në Spanjë. Vogëlushja 6-vjeçare u gjet e pajetë rreth 900 metra nën detin Tenerife në Spanjë, thotë policia spanjolle.

Trupi i Olivia Jimeno u gjet në një çantë shpine sportive në thellësi të detit lidhur në një spirancë. Nërsa për motrën e Olivias, e cila gjithashtu u rrëmbye nga i ati, akoma nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të jetë.

Përsa i përket babait ai është larguar nga shtëpia e tij  dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Rasti ka tronditur të gjithë Spanjën, edhe kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez, i cili ka dërguar një mesazh ngushëllimi për nënën e vogëlushes./albeu.com

Shtuar 11.06.2021 08:06