Goditi me thikë adoleshentin, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Një 22-vjeçar me iniciale E.T, i cili dyshohet se vuan nga problemet mendore ka goditur me thikë një 18-vjeçar.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga agresorin ndërsa, i plagosuri po merr mjekim në spital./albeu.com

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 20:22