U prangos sot, ky është drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës (FOTO LAJM)

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, u arrestua këtë të mërkurë për arsye ende të panjohura.

Siç është raportuar edhe më herët është vënë në pranga Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.

Gjithashtu mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës. Ende nuk dihen për çfarë akuzohet zyrtarët bashkiakë.

Ndërkohë ka dalë fotografia e Pandi Zhanga-s./albeu.com/