Tërmet 6.1 ballë në Kinë, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës rihter ka goditur provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Sipas mediave të huaja nga lëkundjet e forta raportohet për të paktën një viktimë dhe gjashtë të plagosur.

Tërmeti, me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 17:00 me orën lokale në zonën e Lushan, rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit rajonal Chengdu, sipas Rrjetit Sizmologjik Kinez (CENC).

Vetëm tre minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 goditi rajonin rreth Bauing.

Sakaq, qindra mjekë, zjarrfikës, , punonjës të shpëtimit dhe policë janë vendosur në gatshmëri në operacionet e kërkim-shpëtimit.