U largua nga Mariupoli bashkë me nënën dhe vëllain, i riu: Nëse na gjejnë ushtarët rusë, do të na vrasin

Lufta Rusi-Ukrainë ka shkuar në ditën e 15 të konflikteve midis dy vendeve, me qytetarët ukrainas që janë dyndur në kufijtë e vendit për të gjetur një strehë të sigurt për familjet e tyre.

E tillë është historia e një burri nga Ukraina, i cili u arratis nga Mariupol me nënë dhe vëllanë e tij për në kryeqytet, Kiev, pasi ditët e fundit Mariupoli është bërë shenjestër e ushtrisë ruse, me bombardimet që nuk kanë fund.

Në një intervistë për Skynews ai tha se nëse trupat ruse gjejnë atë dhe familjen e tij, ata rrezikojnë të vriten.

“Nëse ushtarët rusë na gjejnë, do na vrasin”, tha qytetari nga Ukrainas, Roman Skilarov.

Ai tha së arratisja nga Mariupoli ishte e vështirë për të.

“Ishte shumë e vështirë të lija qytetin, sepse e gjithë familja ime nuk donte qe ne të largoheshim. Unë u përpoqa shumë që t’i bindja për t’u larguar urgjentisht nga atje, pasi nuk ishim aspak të sigurt. Kam humbur kontakt me miqtë e mi atje, gjyshja ime është ende atje, por nuk kam asnjë informacion për të”, u shpreh Roman.

 


Shtuar 10.03.2022 15:34